Mësohet gjysmëfinalisti i parë i FA Cup
Lexohet për: 1 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Ka përfunduar ndeshja e parë e programit të sotëm të FA Cup, ku edhe e kemi mësuar skuadrën që ka siguruar biletën e parë drejt gjysmëfinales.

Pas më shumë se 100’ minuta lojë të zhvilluara në stadiumin “Molineux”, skuadra e Coventryt e ka mposhtur në mënyrë dramatike Wolverhampton me shifrat 3:2, raporton KosovaPress.

Coventry kaloi në epërsi (1:0) përmes golit të Simms në minutën e 53’, para se Ait-Nouri ta barazonte rezultatin në 1:1 për Wolves në minutën e 83’, ndërsa Bueno shënoi goli e epërsisë (2:1) për “Ujqërit”.

Por, ishin minutat shtesë ato që vendosën fatin e kësaj ndeshje, pasi që Simms e barazoi rezultatin në 2:2 për Coventryn në minutën e 90+7’, kurse Wright i siguroi fitoren mysafirëve në minutën e 90+10’.

Me këtë fitore, Coventry siguron drejt “Wembley” ku do të luajë në gjysmëfinalen e FA Cup.

Rezultati final, 3:2 në favor të Coventry.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024