Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Mësohet arsyeja pse Alaba nuk po e kompleton kalimin te Real Madridi

Mësohet arsyeja pse Alaba nuk po e kompleton kalimin te Real Madridi

David Alaba nuk do të marrë ndonjë vendim për të ardhmen e tij derisa të flasë me Barcelonën, pretendon “Sky Sport Germany”.

Mbrojtësi i Bayernit ka qenë i lidhur ngushtë me Real Madridin, por ai dhe ekipi i tij drejtues janë të etur të flasin me Joan Laportan nëse ish-presidenti i Barçës fiton zgjedhjet e ardhshme, përcjell KosovaPress.


Kontrata e Alabas skadon në fund të sezonit dhe ai duket se është i sigurt për t’u larguar nga “bavarezët” pasi bisedimet për vazhdimin e kontratës kanë ngecur.

Edhe Liverpooli dhe Juventusi janë skuadra të cilat kanë shprehur interesim për shërbimet e mbrojtësit austriak.

Lexo edhe

Video

error: