Mësohen çiftet gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë
Sport
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Federata Shqiptare e Futbollit ka hedhur shortin për fazën gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë 2022/2023.

Nga shorti i hedhur mësohet se në gjysmëfinale do të ballafaqohen Vllaznia-Egnatia dhe Tirana-Teuta, raporton KosovaPress.

Ndeshjet e kësaj faze të luhen më datat 26 prill dhe 11 maj, ndërkohë që finalja e madhe do të luhet më datën 1 qershor 2023.

Vllaznia vjen në këtë fazë pasi ka fituar në dy edicionet e fundit trofeun e Kupës së Shqipërisë, ndërsa në total numëron 8 kupa të fituara. Gjysmëfinalistja tjetër Tirana mban edhe rekordin, duke u shpallur 16 herë fituese e Kupës së Shqipërisë, kurse Teuta e ka fituar 4 herë kupën.

Egnatia është e vetmja nga katër gjysmëfinalistet që nuk e ka fituar asnjëherë më parë këtë trofe.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024