Mësohen arsyet pse De Jong nuk dëshiron t’i bashkohet United

Mësohen arsyet pse De Jong nuk dëshiron t’i bashkohet United

Gjiganti anglez, Manchester United, ka hasur në vështirësi sa i përket transferimit të mesfushorit të Barcelonës, Frenkie De Jong.

Sipas Fabrizio Romanos, United ka bërë ofertë në regjionin e 85 milionë eurove drejt Barcelonës për mesfushorin holandez, shumë kjo në të cilën janë të përfshira edhe bonuset shtesë.

Thuhet se akordi mes dy klubeve në fjalë ekziston, ku tani ka mbetur të arrihet marrëveshja mes “Djajve të Kuq” dhe De Jong, përcjell KosovaPress.


Por, si duket marrëveshja personale mes gjigantit anglez dhe yllit të Barcelonës nuk është fare pranë për tu arritur, pasi që vetë lojtari nuk preferon kalimin në “Old Trafford”.

Në fakt, siç bëhet e ditur nga “Sky Sports”, De Jong ka bërë të qartë arsyet pse nuk dëshiron t’i bashkohet skuadrës së Erik Ten Hag.

Besohet se ylli holandez nuk ka interesim të transferohet te United pasi që atij nuk i pëlqen Manchesteri si qytet, dhe se beson që klubi është duke u udhëhequr në mënyrë qesharake.

Lexo edhe

Video