Merret vendimi se a do të lejohet birra në Botërorin “Katar 2022”

Merret vendimi se a do të lejohet birra në Botërorin “Katar 2022”

Organizatorët e Kupës së Botës në Katar kanë finalizuar një marrëveshje për të lejuar shërbimin e birrës me alkool për tifozët e futbollit në stadiumet dhe zonat e tifozëve në vendin me myslimanë.

FIFA ka sqaruar se tifozëve do t’iu lejohet blerja e birrës me alkool brenda tetë stadiumeve para dhe pas ndeshjeve, dhe vetëm në hapësirat e festivalit zyrtar “Fan Festival”, përcjell KosovaPress.


Tifozëve iu është premtuar qasje në blerjen e shampanjës, birrës dhe rakisë, kurse klientëve në Katar do t’iu ofrohet edhe zbritje nga ofertat e kompanive.

Alkooli është më i përdorur në Katar se sa në disa shtete të Lindjes së Mesme, megjithëse shërbehet vetëm në restorantet dhe baret e hoteleve që kanë licenca. Është e paligjshme ta konsumosh diku tjetër.

Lexo edhe

Video