Merr diplomën e dytë universitare në moshën 86-vjeçare

Merr diplomën e dytë universitare në moshën 86-vjeçare

Një italian ka realizuar ëndrrën e tij për të marrë një diplomë të dytë universitare, në moshën 86-vjeçare.

Angelo Marino, një ish-sekretar i këshillit të qytetit në Piemonte, Liguria, Umbria dhe Toskana, i cili përfundoi karrierën e tij si sekretar i përgjithshëm i provincës së Sienës, mbrojti të enjten tezën e tij mbi ‘Vendi im 1937-1950’ përpara se t’i jepej një diplomë.


Diplomën e parë, për të drejtën penale, e mori në vitin 1962, me tezën mbi mashtrimin.

Universiteti i Sienës tha se i diplomuari i tyre i fundit dhe më i vjetër kishte treguar “vetëm një nuancë emocioni” ndërsa familja e tij ishte “dukshëm e prekur”. /ANSA/

Video