Merkel pas takimit me liderët e Ballkanit Perëndimor: Mbështes nismën për bashkëpunim rajonal

Kancelarja Angela Merkel, ne konferencën për media me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama deklaroi se marrëdhëniet mes Gjermanisë dhe Shqipërisë janë shumë të mira, duke përgëzuar përpjekjet për ristrukturimin e sistemit të drejtësisë.

Ajo tha se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë përmbushur obligimet për nisjen e negociatave për anëtarësim në BE, por kjo nuk u realizua vetëm prej vetos së Bullgarisë.

Në lidhje me takimet e liderët e rajonit, Merkel tha se shumëçka ka ndryshuar në raportet mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Kancelarja tha se kanë diskutuar për projekte të rëndësishme infrastrukturore, veçanërisht për nisjen e punimeve për “Autostradën e Paqes”.


Ajo përshëndeti projektin e tregut të përbashkët rajonal, ku tha se jo të gjithë i janë bashkuar, porse sot është rënë dakord që të punohet në këtë drejtim pasi edhe më shumë forcohet Procesi i Berlinit.

Ajo ka nxitur për më shumë bashkëpunim rajonal, duke thënë se këtë do ta përsërisë edhe në takimet bilaterale që do të ketë në kryeministrat e vendeve që do të ketë pas konferencës.

Merkel tha se Gjermania ka një interes të vetin anëtarësimin e këtyre vendeve në BE, por është diçka tjetër bashkëpunimi rajonal dhe se përshëndet çdo bashkëpunim mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ajo tha se zemra i rrah për këtë rajon, duke lënë të hapur se do të vizitojë më shumë Shqipërinë dhe vendet e tjera.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: