Merdare, ndalohen serbët që po bartnin materialet për referendumin

Merdare, ndalohen serbët që po bartnin materialet për referendumin

Katër serbë janë që po transportonin material të referendumit serb janë ndaluar në pikëkalimin kufitar në Merdarë. Së bashku me ta, janë ndaluar edhe dy kamionë të cilët po shfrytëzoheshin për të bartur këtë material.

Lajmi është bërë publik nga e ashtuquajtura Zyra për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, të cilë kanë kërkuar reagimin e Bashkimi Evropian në lirimin e këtyre personave.


Në mesin e të ndaluarve janë koordinatori i Komisionit Republikan të Zgjedhjeve në Serbi, Marko Jankoviq, shoferi i tij dhe dy shoferët e kamionëve.

Të ndaluarit si dhe kamionët e materialet për referendumin serb janë në Stacionin Policor në Lluzhan të Podujevës.

Institucionet e Kosovës, përkundë presionit të shtuar ndërkombëtar, nuk po lejojnë mbajtjen e referendumit kushtetues të Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës duke theksuar se kjo është shkelje e integritetit dhe sovranitetit të vendit.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.