Mendes kërkon klub të ri për trajnerin Nuno Espirito Santo

Mendes kërkon klub të ri për trajnerin Nuno Espirito Santo

Super agjenti Jorge Mendes është duke shikuar rreth mundësisë për të gjetur një klub të ri për trajnerin e Wolverhampton Nuno Espirito Santo, raporton The Sun.


Spekulohet se Santo, reputacioni i të cilit është në ngritje e sipër që nga koha kur erdhi në “Molineux”, i është ofruar Arsenalit, pas startit të dobët këtë edicion, përcjell KosovaPress.

Rikthimi i Arsenalit me rezultate pozitive e bën tani të pamundur zëvendësimin e Artetas me Santon, por sidoqoftë Mendes është në kërkim të një klubi më të suksesshëm që garanton gara evropiane për teknikun portugez.

Video

error: