Memli Krasniqi viziton Ramiz Lladrovcin: Drenasi është bastioni ynë i pathyeshëm

Memli Krasniqi viziton Ramiz Lladrovcin: Drenasi është bastioni ynë i pathyeshëm

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka qëndruar sot në Drenas, për të uruar kryetarin Ramiz Lladrovci për mandatin e ri dhe për të falënderuar qytetarët e kësaj komune për besimin e palëkundur në Partinë Demokratike të Kosovës.

“Rezultati i këtyre zgjedhjeve është tregues i qartë se PDK jo vetëm që ka qenë në zemrën e qytetarëve të Drenasit, por vazhdon të jetë aty. Sepse, Drenasi është bastioni ynë i pathyeshëm”, ka thënë Krasniqi.


Më tej, ai ka shtuar se Ramiz Lladrovci është vlerësuar vazhdimisht si kampion për qeverisjen e mirë dhe transparente në Komunën e Drenasit nga institucionet qendrore të Kosovës dhe nga institucionet ndërkombëtare.

“Jam i lumtur që ai do ta vazhdojë këtë qeverisje për të hapur edhe më tej perspektivën për qytetarët e Drenasit me implementimin e projekteve zhvillimore për këtë komunë”, ka përfunduar kryetari i PDK-së.

Lexo edhe

Video