Memli Krasniqi viziton çlirimtarët në Hagë

Memli Krasniqi viziton çlirimtarët në Hagë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka vizituar sot ish drejtuesit e UÇK-së, të cilët po qëndrojnë në paraburgim në Gjykatën Speciale në Hagë.


Ai ka shkruar në Facebook se si përherë, ata reflektonin krenari për të kaluarën e besim për të ardhmen.

“I uruam për festat kombëtare, me urimin që përvjetorët e ardhshëm t’i festojmë prapë së bashku, në atdheun tonë, krahëhapur e me zemrat plot”, ka shkruar ai.

Lexo edhe

Video