Memli Krasniqi vizitoi familjet e Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt

Memli Krasniqi vizitoi familjet e Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi së bashku me kolegë të kësaj partie kanë vizituar sot familjet Haradinaj dhe Gucati, pasi krerët e organizatave të dala nga lufta e UÇK-së u dënuan sot nga Gjykata Speciale në Hagë me nga katër vjet e gjysmë.


Duke bashkëndjerë me familjarët e Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt, së bashku me kolegë të Partisë Demokratike të Kosovës, vizituam sot familjet Haradinaj dhe Gucati, për t’u solidarizuar në këtë ditë aspak të lehtë për ta e për ne, shkruan Krasniqi në Facebook.

“E mundimshme dhe me plot pengesa ka qenë rruga jonë për liri, por populli ynë nuk i është shmangur kurrë asaj rruge, deri në çlirimin e plotë. Këtë traditë e kanë kultivuar ndër breza edhe familjet Gucati e Haradinaj, me të cilët, sot jemi të gjithë me mendje e zemër. Qëndrueshmërinë dhe krenarinë kombëtare te këto familje e gjetëm të palëkundur edhe sot”, ka shtuar ai.

Lexo edhe

Video