Memli Krasniqi uron veteranët: Nderime të përjetshme

Memli Krasniqi uron veteranët: Nderime të përjetshme

Me rastin e Ditës së Veteranit, kryetari i PDK-së Memli Krasniqi ka uruar veteranët e luftës çlirimtare të Kosovës.

“Atyre që guxuan, atëherë kur Atdheu kishte më së shumti nevojë – nderime të përjetshme! Urime Dita e Veteranit, të gjithë luftëtarëve të lirisë!”, shkruan Krasniqi në Facebook.


Sipas ligjit për veteranët e luftës së UÇK-së, Dita e Veteranit shënohet më 30 dhjetor, për të përkujtuar sakrificën, angazhimin dhe kontributin e veteranëve për sjelljen e lirisë dhe pavarësisë për popullin e Kosovës.

Kjo ditë sjell në kujtesën tonë edhe betejën e parë të familjes së komandantit legjendar Adem Jashari në Prekaz, më 30 dhjetor 1991, aty ku nisi rruga e lirisë.

Në këtë ditë kujtohet deri në përjetësi Prekazi, Gllogjani e të gjitha vatrat e luftës, që i rezistuan makinerisë ushtarake serbe duke mos u përkulur deri në fitore.

Lexo edhe

Video

error: