Memli Krasniqi: Reçaku, një histori e përgjakur që nuk harrohet kurrë

Memli Krasniqi: Reçaku, një histori e përgjakur që nuk harrohet kurrë

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi, në 23-vjetorin e masakrës së kryer nga forcat serbe në Reçak, ka deklaruar se liria jonë do të jetë e plotë, atëherë kur gjenocidi serb në Kosovë të marrë dënimin e merituar.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se masakra në Reçak i dha vulë barbarisë dhe mizorisë së krimeve të Sllobodan Millosheviqit në Kosovë dhe ngriti alarmin në mesin e shteteve perëndimore për nevojën e ndërhyrjes së forcave të NATO-s në vendin tonë.


“Në kujtesën kolektive të popullit të Kosovës, Reçaku është një ndër plagët tona më të dhimbshme, një histori e përgjakur që nuk harrohet kurrë. Liria jonë do të jetë e plotë, atëherë kur gjenocidi serb në Kosovë të marrë dënimin e merituar. Lavdi e përjetshme për martirët e masakrës së Reçakut”, shkruan Krasniqi.

Ndryshe, sot me dhembje kujtohen 45 fëmijë, gra e burra të fshatit Reçak, të cilët 23 vjet më parë u masakruan pamëshirshëm nga policia dhe ushtria serbe.

Lexo edhe

Video