Memli Krasniqi: Qytetarët janë të zhgënjyer nga Qeveria Kurti

Memli Krasniqi: Qytetarët janë të zhgënjyer nga Qeveria Kurti

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi ka komentuar rënien e numrit të votave të Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e fundit komunale.

Ai në “Prime” të RTK-së ka thënë se qytetarët e Kosovës janë të zhgënjyer nga Qeveria Kurti.  

“Krejt në këta muaj të qeverisjes, qytetarët me të drejtë janë ndjerë edhe të injoruar dhe të zhgënjyer me qeverisjen e Albin Kurtit. Tani ai i ka edhe tre vjet, mund të përmirësohet, mund të ndërrojë mendësinë edhe qasjen për çka unë konsideroj se vendi ka nevojë”, tha Krasniqi.


Ai ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka menduar se me praninë e Kurtit në fushatë do të siguronte fitoren.

“Ne kandiduam me emra të veçantë dhe me kandidatët më të mirë, ndërkaq Kurti mendoi se vetëm prania e tij do t’ia fitonte zgjedhjet nëpër komuna”, tha kreu i PDK-së.

Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e 17 nëntorit ka humbur Mitrovicën, Prizrenin. Kjo parti humbi edhe në Prishtinë, të cilën e kishte fituar tetë vjet më parë kur Shpend Ahmeti ishte pjesë e VV-së. Ndërsa ka fituar në Gjilan, Shtime, Kamenicë dhe ka ruajtur Podujevën.

Lexo edhe

Video

error: