Memli Krasniqi pret fitoren e Besim Ilazit në balotazh

Memli Krasniqi pret fitoren e Besim Ilazit në balotazh

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi ka shprehur besimin e tij se kandidati i kësaj partie Besim Ilazi do të fitojë në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar të komunës së Kaçanikut.

Krasniqi është shprehur mirënjohës ndaj qytetarëve të Kaçanikut që kanë vlerësuar punën meritore të Besim Ilazit dhe pa dyshim në raundin e dytë të zgjedhjeve, do ta vulosin vazhdimin e qeverisjes së tij transformuese.


“I përkushtuar, kompetent dhe i gatshëm për t’i dhënë Kaçanikut edhe më shumë zhvillim e perspektivë, Besimi ka besim në bashkëqytetarët e tij, e Partia Demokratike e Kosovës në vullnetin e tij të madh, për t’ju shërbyer të gjithë kaçanikasve, pa dallim.  Ai do të fitojë, sepse ka qeverisur mirë dhe ka transformuar Kaçanikun. Sepse qytetarët e Kaçanikut e dinë se Besimi është në garë për ta dhe do të bashkëqeverisë me ta, për t’i hapur horizonte të reja perspektivës dhe të ardhmes për të cilën Kaçaniku ka nevojë”, shkruan Krasniqi.

Besim Ilazi në raundin e parë mori 44.75 për qind të votave, ndërsa në balotazh do të jetë me Jeton Rakën nga Lëvizja Vetëvendosje që mori 33.18 për qind.

Lexo edhe

Video

error: