Memli Krasniqi përfundon vizitën në SHBA me homazhe pranë varreve të vëllezërve Bytyqi

Memli Krasniqi përfundon vizitën në SHBA me homazhe pranë varreve të vëllezërve Bytyqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi e ka përfunduar sot vizitën zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke nderuar me homazhe në Yonkers të New Yorkut, heronjtë shqiptarë, vëllezërit Bytyqi. 

“Bashkë me vëllain e tyre, Ilirin, si dhe bashkëluftëtarë të tyre nga Batalioni “Atlantiku”, nderuam guximin heroik dhe sakrificën e Mehmetit, Agronit dhe Yllit. Vëllezërit Bytyqi janë shembull i atdhedashurisë. Në kohët më të vështira për Kosovën dhe popullin tonë, me bekimin e prindërve të tyre, ata lanë rehatinë e jetës në SHBA dhe morën rrugën e lavdisë për çlirimin e vendit, duke iu bashkuar radhëve të UÇK-së”, tha Krasniqi. 


Kryetari i PDK-së tha se populli i Kosovës do t’i jetë përjetësisht mirënjohës familjes Bytyqi për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në çlirimin e Kosovës. 

“Ndërkaq, Kosova dhe institucionet tona nuk duhet të ndalen së kërkuari drejtësi, deri kur kriminelët serbë të marrin dënimin e merituar për vrasjen e vëllezërve Bytyqi! Lavdi e përjetshme”, tha Krasniqi.

Lexo edhe

Video