Memli Krasniqi në dhjetor 2021: Rryma do të shtrenjtohet për shkak të paaftësisë së Qeverisë Kurti

Memli Krasniqi në dhjetor 2021: Rryma do të shtrenjtohet për shkak të paaftësisë së Qeverisë Kurti

Një deklaratë e shpërndarë e kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi sot e dhënë në Kuvendin e Kosovës vitin e kaluar është bërë virale në rrjete sociale.

Në një fjalim të tij para deputetëve në debatin për energjinë elektrike, ai paralajmëroi shtrenjtimin e rrymës për shkak të paaftësisë së kësaj qeverie.


“Dhe a e din çka do të ndodh? Dhe ajo që po shihet si tendencë e kësaj Qeverie. Ju do ta shtrenjtoni rrymën për qytetarët e Kosovës. Kërkesën për ta shtrenjtuar rrymën me 7% që ka qenë para se të bie blloku i dytë i Kosovës B, tashmë e keni në proces. Dhe kjo e tregon më së miri paaftësinë dhe mos përgatitjen e mos kompetencën tuaj për të adresuar këtë çështje. Dhe ne sot prapë duke qenë opozitë që mbi të gjitha e ka interesin e qytetarëve para vendimeve e veprimeve ditore politike e partiake, ju themi se mbështetjen do ta keni për veprime të drejta që së paku i trajtojnë dy çështje: Sigurojnë furnizim me energji për qytetarët e Kosovës dhe nuk lejojnë rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Për gjërat tjera absolutisht do të jemi kundër dhe nuk do të keni asnjëherë mbështetje,” ka thënë Krasniqi.

Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar këtë javë rritjen e tarifave për qytetarët e Kosovës deri në 87% duke nxitur një valë reagimesh të mëdha në vend që janë kundër kësaj.

Lexo edhe

Video