Memli Krasniqi: Ligji për rimëkëmbje ekonomike ka rreziqet e veta

Memli Krasniqi: Ligji për rimëkëmbje ekonomike ka rreziqet e veta

Kuvendi i Kosovës nesër do të hedhë sërish në votim Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, që midis tjerash, parasheh ndryshimet ligjore që mundësojnë tërheqjen e 10-përqindëshit nga Trusti, në kohën kur vendi vazhdon të përballet me pandeminë koronavirus.

Tërheqja e 10-përqindëshit nuk kishte marrë votat në lexim të parë në muajin gusht, pasi Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës refuzuan ta votojnë ndonëse ministrja e Financave Hykmete Bajrami bëri thirrje për votimin e tij.


E nga PDK-ja vazhdojnë të këmbëngulin se ligji për rimëkëmbje ekonomike nuk ofron zgjidhje adekuate për qytetarët.

“Ligji është i zbrazët dhe ka rreziqe të veta, nuk ofron rimëkëmbje ekonomike. Njerëzit do të marrin 10-përqindshin e Trustit dhe do t’i shpenzojnë, por problemi është se çfarë pas kësaj. Për ne është vështirë ta votojmë, pasi shpresojmë të gjejmë një kombinim që t’i ndihmojë ekonomisë”, ka thënë nënkryetari i PDK-së Memli Krasniqi në Debat Plus të TV Dukagjinit.

Lexo edhe

Video

error: