Memli Krasniqi kujton Arbën Xhaferin: Mirënjohje e përhershme për kontributin e tij

Memli Krasniqi kujton Arbën Xhaferin: Mirënjohje e përhershme për kontributin e tij

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi ka kujtuar politikanin Arbën Xhaferi në 10-vjetorin e ndarjes nga jeta.


Në një postim në Facebook, Krasniqi ka thënë se Xhaferi do të kujtohet përherë për përkushtimin dhe angazhimin në çështjen kombëtare, si dhe kontributin në kultivimin e vlerave të demokracisë, duke ndikuar në fuqizimin e faktorit shqiptar në rajon e më gjerë.

“Me meritë, një ndër projektet më madhore infrastrukturore që lidh Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, mban emrin e kolosit të kauzës shqiptare – Arbën Xhaferi. Mirënjohje e përhershme për kontributin dhe filozofinë e faktorizimit të shqiptarëve në trojet e veta”, ka shkruar Krasniqi.

Lexo edhe

Video