Meloni takon Trump: Italia e SHBA gati për bashkëpunim
Bota
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua
Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni ka bërë një vizitë të papritur në Florida për t'u takuar me presidentin e zgjedhur Donald Trump të shtunën mbrëma.
Meloni në një postim sot në X, ka falënderuar Trump për mikpritjen duke thënë se “Italia dhe SHBA janë gati për të punuar së bashku”, duke mos dhënë më shumë detaje.
Por, zëvendëskryeministri Matteo Salvini tha se në takim është diskutuar mbi një sërë çështjesh, përfshirë gjendjen e gazetares së arrestuar italiane muajin e kaluar në Iran.
"Të lumtë Giorgia Meloni që takove Donald Trump për të folur për paqen, bashkëpunimin në industri dhe tregti, sigurinë dhe lirimin e Cecilia Salas," shkroi Salvini në X.