Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Melinda dhe Bill Gates drejt ndarjes

Melinda dhe Bill Gates drejt ndarjes

Bill dhe Melinda Gates janë në proces të divorcit, njoftoi çifti të hënën.

“Pas shumë mendimesh dhe shumë pune në marrëdhëniet tona, ne morëm vendimin për t’i dhënë fund martesës sonë,” shkroi Bill Gates në Twitter.

“Ne nuk besojmë më se mund të rritemi së bashku si çift në fazën tjetër të jetës sonë. Gjatë 27 vjetëve të fundit, ne kemi rritur tre fëmijë të mrekullueshëm dhe kemi ndërtuar një fondacion që operon në të gjithë botën për të mundësuar që të gjithë njerëzit të jetojnë të shëndetshëm dhe produktivë ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku në fondacion, por nuk besojmë më se mund të rritemi së bashku si çift në fazën tjetër të jetës sonë,” shton Gates.

Ata janë të martuar për 27 vjet. U takuan në fund të viteve 1980 kur Melinda u bashkua me Bill në Microsoft, dhe u martuan në vitin 1994. Ata kishin tre fëmijë dhe gjatë martesës ata u bënë filantropë dhe themeluan fondacionin e madh Bill dhe Melinda Gates.


Organizata ka shpenzuar miliarda në luftimin e shkaqeve të tilla si sëmundjet infektive dhe inkurajimin e vaksinimit të fëmijëve.

Gates, së bashku me investitorin Warren Buffett, janë prapa lëvizjes, e cila po nxit miliarderët të angazhohen për të dhënë pjesën më të madhe të pasurisë së tyre për qëllime të mira.

Bill Gates është personi i katërt më i pasur në botë, sipas revistës Forbes, 130 miliardë dollarë.

Lexo edhe

Video

error: