Meksika barazon me Poloninë, Lewandowski humbet penalltinë

Meksika barazon me Poloninë, Lewandowski humbet penalltinë

Ka përfunduar ndeshja mes Meksikës dhe Polonisë, ku të dy kombëtaret kanë ndarë pikët e barabarta.

Pas plot 90’ minutave dhe shtatë sosh shtesë të zhvilluara në stadiumin “974”, Meksika dhe Polonia kanë barazuar pa gola, raporton KosovaPress.

Pavarësisht rasteve të shumta që kishin të dyja kombëtaret, portierët si ai i Meksikës, Guillermo Ochoa ashtu edhe ai i Polonisë, Szczesny, arritën të mbajnë portat e paprekura.


Padyshim, rasti më i mirë i ndeshjes ishte ai i Robert Lewandowskit, ku polaku dështoi që ta gjejë golin nga penalltia në minutën e 58’, të cilën e lexoi me sukses, Ochoa.

Me pikët e reja, Polonia zë vendin e dytë ndërsa Meksika vendin e tretë në kuotën e një pike, kështu duke lënë Argjentinën në vendin e fundit në Grupin C.

Rezultati final i ndeshjes është 0:0.

Lexo edhe

Video