Mehmeti: Qytetarët të dalin të votojnë masovikisht

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga AKR, Gëzim Mehmeti ka votuar në Qendrën e votimit  “Pjetër Bogdani”, ku i bëri thirrje qytetarëve të Prishtinës të dalin të votojnë masovikisht në këto zgjedhje, pasi siç tha ai Prishtina meriton gëzim.


“Sot shfrytëzova të drejtën time për të votuar. I lusim të gjithë qytetarët e Prishtinës që të dalin masovikisht të votojnë dhe të bëjnë zgjidhje që do të jetë zëri i tyre, zë i fuqisë së tyre për t’i zgjidhur problemet e qytetit. Të votojnë më të mirin që ata mendojnë. Vota është e shenjt dhe demokratike. Prishtina meriton gëzim, Prishtina, shpresojmë se do të jetë ditë e suksesshme. I lus qytetarët e Prishtinës që të dalin masovikisht ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike”, tha Mehmeti.

Lexo edhe

Video