Mehmeti pas ngjarjeve në veri: Janë hapur raste penale, jemi në hetime

Mehmeti pas ngjarjeve në veri: Janë hapur raste penale, jemi në hetime

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti ka thënë se janë në procedurë të hetimeve sa i përket ngjarjes së fundit në veri të vendit.

“Janë hapur raste penale, jemi në procedurë të hetimit, është vetëm një ditë prej kur janë tërheq, është ende herët të flitet sa njerëz janë duke u hetuar, kur i kemi informacionet e sakta do të dalim në publik”, ka thënë ai.

Drejtori i policisë ka folur në një konferencë për media ku ka paraqitur projektin me pajisjet e reja “Parulla Inteligjente”.


Policia e Kosovës do të fillojë implementimin e projektit të patrullave inteligjente, pajisje këto të cilat në mënyrë elektronike do të bëjnë identifikimin e shpejtësisë, kundërvajtjeve në trafik, mjeteve të paregjistruara, mjeteve të vjedhura dhe do të mundësojë identifikimin e personave dhe mjeteve në kërkim.

Sipas policisë, këto pajisje do të mundësojnë shqiptimin e gjobave në mënyrë dixhitale.

Mehmeti ka thënë se automjete me këto pajisje do të ketë në të gjithë vendit, përfshirë autostradat dhe zonat urbane.

“Qytetari i Kosovës ta kuptojë që nga sot në komunikacion do të jetë automjete dhe mjete teknike qe e ndryshojnë qasjen e policisë ndaj kundërvajtësve. Kundërvajtjet janë identifikuar përmes ndalimit deri tash. Në ditët në vijim identifikimi do të bëhet nga pajisjet teknike, sensorët, radarët, kamerat e instaluara në automjet e bëjnë identifikimin. Ndalime do të bëjmë deri kur databazat të konektohen me automjete ndërsa pastaj nuk do të ketë ndalime, gjoba do të bëhet në mënyrë elektronike”, ka thënë Mehmeti.

Lexo edhe

Video