Mehmeti: Kemi pasë kritika që policët s’dinë me shkru shqip

Mehmeti: Kemi pasë kritika që policët s’dinë me shkru shqip

Nga 11 mijë aplikantë vetëm 1 mijë e 447 kandidatë arritën që ta kalojnë fazën e parë me shkrim në konkursin për rekrutimin e kandidatëve për zyrtarë policorë.

Drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehemeti thotë se testi ka qenë me pyetje të thjeshta, logjike dhe kryesisht kanë qenë pyetje që mësohen në shkollë fillore dhe të mesme e që sipas tij, gjatë shqyrtimit të aplikacioneve, komisioni vlerësues  ka vërejtur që një pjesë e kandidatëve kanë sukses të mjaftueshëm ose të mirë.

E një nga pyetjet me të cilat u ballafaquan kandidatët për policë ishte edhe se Prishtinë shkruhet me “ë” apo me “a”.


Për pyetjet në test ai tha janë bërë në konsultime me profesorë e ekspertë ndërkombëtar meqë shpeshherë janë kritikuar policitë për drejtshkrim, e për çka Mehemti thotë të jetë përballur edhe vetë me raportet që zyrtarët policorë ia kanë dërguar.

“Sa i përket hartimit të pyetje nga fusha e përgjegjshme policia ka themeluar grupin punues me zyrtarë  të të gjitha nivelet të udhëhequr nga departamenti i trajnimeve dhe sektori për avancim në karrierë të cilët gjatë hartimit të pyetjeve kanë qenë me konsensus të përbashkët që pyetjet të jenë  të thjeshta, të logjikshëm, pa u fokusuar në njohur të thelluara akademike, kryesisht pyetje që mësohen në shkollën fillore dhe të mesme dhe që të mund të përgjigjen të gjithë ata nxënës që kanë kryer shkollën fillore dhe të mesme me sukses deri mesatar”, tha Mehmeti në gjatë raportimit në Komisionin për Çështje të Sigurisë.

Ndërsa, ai tha se ka pasë kritika që policët nuk dinë të shkruajnë shqip.

“Nuk besoj që është dikush këtu që nuk i ka kritiku policët që nuk dinë me shkru…edhe ne vetë kemi pas kritika sepse edhe unë kam problem kur e marrë me lexu një raport të policit me kuptu çka ka dashtë të thotë e tani me marrë të punojë me të. Ajo pse ne kemi menduar ka qenë se me pas policë që dinë me shkru shqip si duhet dhe matematikë. Sepse nëse dikush nuk e dinë gjuhën shqipe është pak problem me mësim me trajnime. Nëse dikush në matematikë nuk dinë me mbledhë, me zbrit e me shumëzu ne e kemi problem me mësu. Trajnerët tonë dinë me mësu si me përdorë armën, si me arrestu dikë. Por trajnerat tonë e kanë problem me të mësu gjuhë shqipe, ose matematikë…njëra prej pyetjeve ka qenë a shkruhet Prishtina me ‘ë’ e ‘a’ me ose nuk dinë me bo dallimin me ‘Gj’ e ‘Xh’ e nuk dinë si shkruhet Gjakova. Kjo është problem dhe kjo është brengosëse”, theksoi ai.

Lexo edhe

Video

2 Comments

Komentet janë të mbyllura.