Mehmeti: “Dardania” tjetër pamje pas investimeve në vlerë 3.2 milionë euro

Mehmeti: “Dardania” tjetër pamje pas investimeve në vlerë 3.2 milionë euro

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e AKR-së, njëherit drejtor i Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës, Gëzim Mehmeti, tha se “Dardania” ka pamje tjetër pas investimeve në vlerë 3.2 milionë euro.


Përmes një videoje ku ilustrohen dhe këto investime, Mehmeti përmend edhe ristrukturimin e rrugës dhe parkingjeve, këndet e lojërave e shtigjet për këmbësorë.

“Lagjja Dardania ka pamje tjetër pas investimeve me vlerë 3.2 milion euro dhe finalizimit të shumë projekteve në këtë lagje si ristrukturimi i rrugëve dhe parkingjeve, ndërtimi i parkut rekreativo – sportiv dhe këndit të lodrave, ndriçimi, shtigje për këmbësorë, si dhe 2 km shteg për biçikleta për çiklistët e qytetit tonë”, shkroi ai.

Lexo edhe

Video

error: