Mehaj takohet me ambasadorin italian, flasin për marrëdhëniet Kosovë-Itali

Mehaj takohet me ambasadorin italian, flasin për marrëdhëniet Kosovë-Itali

Për herë të parë ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj priti në takim ambasadorin e Republikës së Italisë në Kosovë. Antonello De Riu.


Në këtë takim u theksuar se Kosova dhe Italia historikisht kanë pasur marrëdhënie të shkëlqyeshme dhe se këto marrëdhënie duhet të rriten dhe të thellohen edhe më tej në të gjitha fushat.

“Të dy bashkëbiseduesit theksuan se Republika e Kosovës dhe Republika e Italisë historikisht kanë pasur marrëdhënie të shkëlqyeshme dhe se këto marrëdhënie duhet të rriten dhe thellohen edhe më tej në të gjitha fushat duke përfshirë edhe fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. Gjithashtu, ministri Mehaj falënderoi dhe shprehu mirënjohjen e lartë për mbështetjen në zhvillimin e gjithanshme të Republikës së Italisë ndaj vendit tonë, si dhe të arriturat e deritashme të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së. Të dy u pajtuam që të rrisin dhe thellojnë edhe më tej bashkëpunimin bilateral në mes të dy shteteve, përfshirë këtu edhe bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes në mes ministrive të mbrojtjes së dy vendeve tona në shërbim të sigurisë dhe stabilitetit rajonal dhe më gjerë”, thuhet në komunikatën për medie nga Ministria e Mbrojtjes.

Lexo edhe

Video

error: