Mehaj: Strategjia e sigurisë kombëtare do të sillet së shpejti në Kuvend

Mehaj: Strategjia e sigurisë kombëtare do të sillet së shpejti në Kuvend

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka bërë të ditur se strategjia për sigurinë kombëtare do të sillet shumë shpejtë në Kuvend.

https://youtu.be/JDh0PbIOJYk

Ai gjatë debatit të sotëm për sigurinë në vend, foli edhe për Fondin e Sigurisë për FSK-së, për çka tha se është një mbështetje për ushtrinë.

“Fondi i Sigurisë është një mbështetje plus, ju e dini se ushtria çfarëdo mbështetje që ka ushtria është e nevojshme. Strategjia nuk varet vetëm nga Ministria e Mbrojtjes, por është e gjithë Kosovës, andaj është në harmonizim e sipër dhe do të sillet shumë shpejt edhe në Kuvend”, theksoi ai.

Ai tha se gjatë mandatit të tij qeverisës janë ngritur kapacitetet për blerjen ushtarake.


“Kemi ngritur kapacitetet për blerjen ushtarake më herët. Rritja e buxhetit tregon gatishmërinë e Qeverisë për forcimin e ushtrisë. Bashkëpunimi ndërkombëtar, marrëveshje bilaterale ndërkombëtare, aftësinë por edhe përgatitjen e grupit ndër-institucional për rrugën drejt partneritet për paqe”, shtoi ai.

Duke iu kundërpërgjigjur deputetëve për aktivitetet e tij, ministri Mehaj tha se asnjëherë s’ka ndarë mirënjohje për letërsi, por për njerëzit që kanë kontribuar për çështje kombëtare.

“S’kemi ndarë mirënjohje për letërsi, por kemi ndarë mirënjohje për njerëzit që kanë kontribuar për çështje kombëtare”, tha ai.

Mirëpo, deputeti i LDK-së, Armend Zemaj i tha ministrit se në asnjë nen nuk është i autorizuar të shpërndajë mirënjohje dhe dekorata.

“Në asnjë nen nuk je i autorizuar të shpërndash mirënjohje dhe dekorata”, tha ai.

Lexo edhe

Video