Mehaj: Shtohen operatorët specialistë për qitje të mprehtë

Mehaj: Shtohen operatorët specialistë për qitje të mprehtë

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, sot ka deklaruar se janë shtuar operatorët specialistë për qitje të mprehtë.


Ai ka bërë të ditur se në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes po realizohen trajnimet në përputhje me misionin dhe konceptin bashkëkohor të profesionalizmit të kuadrove në të gjitha profilet.

“Edhe trajnimi dyjavor specialistik për qitje të mprehtë u realizua me sukses të lartë, si në pjesën terorike ashtu edhe atë praktike në qitje në kushte të ndryshme atmosferike. Efektiviteti shumë i lartë i treguar në qitje është dëshmi se komandot tona janë të përgatitur vetëm për fitore në çdo operacion.”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

May be an image of outdoors

Lexo edhe

Video