Mehaj nga Bondsteel: Ushtria Amerikane është garanti kryesor i sigurisë së vendit tonë

Mehaj nga Bondsteel: Ushtria Amerikane është garanti kryesor i sigurisë së vendit tonë

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se Gjithçka që është ndërtuar, zhvilluar dhe avancuar në sistemin e mbrojtjes dhe sigurisë në vendin tonë në përgjithësi dhe Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK në veçanti, i atribuohet rolit jetik dhe mbështetjes së pazëvendësueshme të SHBA-së dhe ushtrisë së saj.


Mhehaj nga Kampi Amerikan “Bondsteel”, ka thënë se Ushtria Amerikane ishte dhe është garanti kryesor i sigurisë së vendit tonë, si dhe garanti kryesor i paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal dhe global.

“Shpreh falënderimin dhe mirënjohjen më të lartë për SHBA-në, Departamentin e Mbrojtjes dhe kontingjentin amerikan të KFOR-it, për gjithçka që bënë për lirinë, pavarësinë, ndërtimin, zhvillimin dhe përparimin e vendit tonë.  E në vizitën time, përveç falënderimit për mbështetjes dhe bashkëpunimin e ngushtë me Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në, i shpreha falënderimin dhe mirënjohjen edhe për angazhimin e pazëvendësueshëm të fundit të njësisë së helikopterëve në shuarjen e zjarreve. Zoti e bekoftë SHBA-në dhe ushtrinë e saj. Zoti e bekoftë miqësinë dhe aleancën tonë të përjetshme”, ka shkruar ai në Facebook.

Lexo edhe

Video