Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Mehaj në Dragash: Rritja e numrit të pjesëtarëve nga radhët e komuniteteve do të jetë me prioritet

Mehaj në Dragash: Rritja e numrit të pjesëtarëve nga radhët e komuniteteve do të jetë me prioritet

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, deklaroi sot se ndër prioritetet gjatë mandatit të tij do të jetë rritja e numrit të pjesëtarëve nga radhët e komuniteteve në FSK, për çka kërkoi angazhimin konkret të të gjitha autoriteteve.

Ai këto komente i bëri gjatë një vizite në komunën e Dragashit, ku është pritur nga kryetari Shaban Shabani nga i cili u informua mbi zhvillimet dhe aktivitetet politike dhe institucionale në komunë, si dhe sfidat aktuale me të cilat ballafaqohen udhëheqja dhe qytetarët e kësaj komune.

Në takim u diskutua edhe për angazhimin e përbashkët për inkuadrimin edhe më të madh të të rinjve dhe të rejave nga radhët e komuniteteve në FSK nga kjo komunë.


Sa i përket çështjes së sigurisë, u vlerësua lart angazhimi i përfaqësuesve të FSK-së në kuadër të Këshillit Rajonal për Siguri të Prizrenit sikur që u vlerësuan si shumë të mira marrëdhëniet ndëretnike në mesin e banorëve të kësaj  komune.

Nga ana e tij, ministri Mehaj falënderoi për pritjen dhe vlerësoi të arriturat e deritashme të udhëheqjes të komunës, duke shprehur gatishmërinë për angazhimin e tij konkret në të mirën e qytetarëve të kësaj komune.

Autoritetet komunale të Dragashit, kërkuan mbështetje nga ana e ministrit Mehaj edhe në fushën e infrastrukturës, turizmit, për çka morën zotimin e ministrit për trajtim serioz të kërkesave të tyre, bazuar në obligimin kushtetues dhe ligjor për mbështetje ushtarake të autoriteteve civile dhe qytetarëve tanë.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: