Mehaj në 3-vjetorin Ushtrisë së Kosovës: Kemi arsye të fuqishme të ndjehemi krenar me të gjitha të arriturat

Mehaj në 3-vjetorin Ushtrisë së Kosovës: Kemi arsye të fuqishme të ndjehemi krenar me të gjitha të arriturat

Në tre vjetorin e themelimit të Ushtrisë së Kosovës, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj thotë se ka arsye të fuqishme për t’u ndjerë krenarë me të gjitha të arriturat e deritanishme të FSK-së.


Mehaj ka thënë se do të vazhdojnë rrugëtimin përpara drejt realizimit të vizionit për ushtrinë plotësisht operacionale, profesionale, multietnike, moderne dhe plotësisht të ndërveprueshme me forcat e vendeve aleate.

“Sot, në trevjetorin e miratimit të pakosë ligjore themelore që legjitimoi mandatin ushtarak të FSK-së krahas themelimit të Ministrisë së Mbrojtjes, kemi arsye të fuqishme të ndjehemi krenar me të gjitha të arriturat e deritashme duke qenë të vetëdijshëm se kemi ende shumë për të bërë. Gëzuar bashkë me SHBA-në, aleatin tonë të pazëvendësueshëm që njohu dhe mbështeti deri në fund vullnetin tonë për ushtrinë që kemi. Gëzuar bashkë edhe me gjithë aleatët tjerë! Vazhdojmë rrugëtimin përpara drejtë realizimit të vizionit tonë: Ushtrinë tonë plotësisht operacionale, profesionale, multietnike, moderne dhe plotësisht të ndërveprueshme me forcat e vendeve aleate”, ka shkruar Mehaj.

Lexo edhe

Video

2 Comments

Komentet janë të mbyllura.