Mehaj nderon Elton Zherkën e Përmet Vulën

Mehaj nderon Elton Zherkën e Përmet Vulën

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj ka bërë homazhe dhe ka vendosur buqeta me lule pranë varreve të heronjve Elton Zherka e Përmet Vula në varrezat e dëshmorëve në Gjakovë.

Mehaj në rrjetin social facebook ka shkruar se për lirinë e Kosovës gjurmë të pashlyera kanë lënë rinia e Gjakovës. Ata asesi nuk u pajtuan me shtypjen dhe terrorin që ushtronte regjimi serb, janë ata që barrën për ta çliruar vendin e morën mbi supet e tyre.


Postimi i plotë:

Për të përkujtuar dhe nderuar kontributin për lirinë e atdheut, sot bëmë homazhe në Gjakovë tek varri i Përmet Vulës dhe Elton Zherkës. Në lirinë e Kosovës gjurmë të pashlyera kanë lënë rinia e Gjakovës, janë ata të cilët asesi nuk u pajtuan me shtypjen dhe terrorin që ushtron regjimi serb, janë ata që barrën për ta çliruar vendin e morën mbi supet e tyre. Të tillë ishin Elton Zherka dhe Përmet Vula, të cilët me Bekim Berishën – Abeja, Bedri Shalën dhe Bashkim Lekun, luftuan krahë për krahë, të bashkuar gjithnjë, të pamposhtur e të pathyeshëm, ashtu siç ishte edhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës, guerilja më e fortë dhe më e suksesshme që kemi njohur ndonjëherë. Familjarët ende e kanë dhimbjen e freskët, por krenaria me bijtë e tyre është më e madhe se gjithçka tjetër. Krenar më ta nuk janë vetëm familja, por të gjithë ne, i gjithë kombi sepse janë pikërisht ata që i dhanë kahje tjetër rrjedhës së historisë së popullit shqiptar. Ne gjithmonë do të ecim rrugës së idealeve të tyre dhe gjithë dëshmorëve tanë.

Lavdi!

Lexo edhe

Video