Mehaj: Masakra në Reçak, e vërteta kriminale e Serbisë që nuk duhet falur

Mehaj: Masakra në Reçak, e vërteta kriminale e Serbisë që nuk duhet falur

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës Armend Mehaj ka deklaruar sot se masakra në Reçak është një nga masakrat më të tmerrshme në Kosovë dhe një krim i madh i Serbisë, i cili duhet ndëshkuar e kurrë nuk duhet harruar.

“Këtu u masakruan 45 shqiptarë, mes tyre edhe një grua. Masakra në Reçak është krim kundër njerëzimit dhe si i tillë u dëshmua nga shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Wiliam Walker, dëshmi kjo që më pas solli ndërhyrjen e NATO-së, ndaj caqeve serbe. Barbarinë e tmerrshme në Reçak, as nuk e falim, as nuk e harrojmë”, ka shkruar Mehaj në Facebook.


Më 15 janar 1999, banorët e Reçakut të Shtimes u zgjuan herët në mëngjes nga krismat e armëve që ishin bërë të zakonshme në atë periudhë të luftës.

Atë ditë në këtë fshat, që ndodhet rreth 30 kilometra larg Prishtinës, forcat policore dhe ushtarake serbe vranë 45 civilë shqiptarë. Kjo ngjarje, ishte cilësuar si masakër edhe nga shefi i atëhershëm i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker.

Presidenti i SHBA-së Bill Clinton përmes një video-mesazhi dënoi vrasjen e civilëve shqiptarë duke thënë se kjo ngjarje ishte një veprim vrasjeje e qëllimshëm dhe pa dallim, i krijuar për të mbjellë frikë në mesin e popullit të Kosovës.

Lexo edhe

Video

error: