Mehaj: Kosova është e sigurt dhe në bashkëpunim me KFOR-in, Serbia është kanceri i Ballkanit

Mehaj: Kosova është e sigurt dhe në bashkëpunim me KFOR-in, Serbia është kanceri i Ballkanit

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se Kosova është e sigurt dhe çdo herë në bashkëpunim me KFOR-in, derisa ka folur për situatën e sigurisë në vend.

“Kosova i ka institucionet e veta të sigurisë, i përcjellim ngjarjet jo vetëm në rajon por edhe jashtë. Nuk biem pre e fjalëve, të kërcënimeve e shantazheve të rreme siç ka bërë Serbia gjithë këto vite. Kosova është e sigurt i ka institucionet e sigurisë. Jemi bashkëpunim me KFOR-in”, tha Mehaj.

Mehaj ka thënë se edhe se Serbia nuk i ka hequr tendencat për të destabilizuar Kosovës, dhe se ajo është kancer i Ballkanit.


“Struktura e sigurisë së Kosovës janë në dijen dhe kanë në kontroll çka, si dhe tek dhe çfarë qëllime ka Serbia të destabilizimit jo vetëm të Kosovës por edhe të Rajonit. Serbia nuk ka hequr kurrë tendencën e tyre me destebalizu Kosovën, Malin e Zi e as Bosnjës. Kanceri i Evropës dhe Ballkanit ka qenë gjithherë Serbia. Gjitha luftërat që janë krijuar në Ballkan janë krijuar nga Serbia. Kosova nuk e ka sulmuar askënd”, tha ai.

Ai ka shtuar edhe se “Organet tona të sigurisë kanë kontrollin e duhur, kanë informacionet  e duhura dhe marrin veprimet e duhura”, ka shtuar ai.

Mehaj ka thënë se fokusi është që ushtria e Kosovës t’i ketë kapacitetet për mbrojtje të territorit sa më shpejtë që është e mundur.

Këto komente Mehaj i bëri në konferencën e thirrur për të prezantuar punën njëvjeçare të Ministrisë së Mbrojtjes me të cilën edhe udhëheq.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.