Mehaj: Jeta dhe vepra gjigante e Isa Boletinit na bënë krenarë

Mehaj: Jeta dhe vepra gjigante e Isa Boletinit na bënë krenarë

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës Armend Mehaj ka përkujtuar Isa Boletinin në 106-vjetoin e tij të vrasjes së bashku me tetë bashkëluftëtarët e tij.

Ai në një postim në Facebook shkruan se jeta dhe vepra gjigante e Isa Boletinit i bënë krenarë të gjithë pasardhësit e tij dhe kombin, dhe i tillë do të mbetet përgjithmonë.


“Jemi me ty Baca Isë, me amanetin tënd dhe në rrugën tuaj, të pamposhtur dhe të pandalshëm deri në fund. Lavdia jote do të jetojë gjithmonë edhe në këngë”, shkruan Mehaj.

Isa Boletini ishte një ndër udhëheqësit kryesorë të kryengritjes së pranverës së vitit 1910. Ai ishte bërë i njohur edhe për atë që i kishte ndodhur në Londër, kur edhe pas kontrollit që i kishin bërë rojat kur hyri për të takuar ministrin e jashtëm, Eduard Grej, ai ia kishte dalë që njërin revolver ta fuste brenda. Greji kishte bërë shaka me Boletinin duke i thënë se “atë që s’e bëri ushtria osmane, e bëra unë”.

Në korrik të vitit 2011, mbetjet mortore të Isa Boletinit dhe të bashkëluftëtarëve të tij, iu dorëzuan Komunës së Mitrovicës. Ato ia dorëzoi imami i kësaj komune, Mulla Asllan Murati, i cili 13 vjet pas rivarrimit nga Podgorica i ruajti në një vend të fshehur.

Lexo edhe

Video