Mehaj-Bowman diskutuan mbi thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes Kosovë-Kanada

Mehaj-Bowman diskutuan mbi thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes Kosovë-Kanada

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj ka pritur sot në takim ambasadorin jo-rezident të Kanadasë në Kosovë, Alan Bowman, me të cilin ka biseduar mbi thellimin e bashkëpunimit të dyja vendeve në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.


Mehaj ka falënderuar me këtë rast diplomatin kanadez për kontributin e Kanadasë në funksion të zhvillimit dhe fuqizimit të Kosovës.

“Të dy u pajtuam të identifikojmë fushat me interes të përbashkët për të ndërtuar bashkëpunimin edhe në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes në interes të dy vendeve, si dhe paqes, sigurisë dhe stabilitetit të përgjithshëm”, ka shkruar Mehaj.

Lexo edhe

Video