Mediumi zviceran: Rrnoftë Granit Xhaka

Mediumi zviceran: Rrnoftë Granit Xhaka

Granit Xhaka ishte edhe njëherë në qendër të vëmendjes në Kampionatin Botëror pasi ishte njëri nga më meritorët në radhët e Kombëtares së Zvicrës për t’ia dhënë Serbisë përjashtimin në ky kompeticion.

Në fitoren me rezultat 3-2 të “helvetikëve”, Xherdan Shaqiri kontribuoi me një gol, kurse Xhaka pati një paraqitje të mrekullueshme si njëri nga më të mirë në fushë, transmeton KosovaPress.


Por, jo vetëm loja me top, por mesfushori i Arsenalit e tregoi veten edhe në momentet kur u provokuar nga kundërshtari duke u treguar i pandalshëm përballë tyre, siç ishte rasti i përplasjes fizike me mbrojtësin Milenkovic. Në atë rast, Xhaka u përballë me të gjithë lojtarët rivalët tek porta e tyre.

Paraqitjet e tij kanë entuziazmuar jo vetëm shqiptarët, por edhe popullin zviceran si dhe mediat sportive atje që kanë shpërthyer me lavdata për futbollistin nga Kosova.

“Rrnoftë Granit Xhaka”, është titulli i gazetës zvicerane “SantasZeitung”, që e përshkruan paraqitjen e tij si jetike për kualifikimin e Zvicrës në mesin e tetë skuadrave më të mira në Kupën e Botës.

Lexo edhe

Video