Mediat serbe citojnë gazetarin kosovar, Spahiu: Armiqësi nga ana e Rusisë

Mediat serbe citojnë gazetarin kosovar, Spahiu: Armiqësi nga ana e Rusisë

Një javë pas vendimit për zbatimin e marrëveshjes së reciprocitetit me targa për automjete me Serbinë, ambasadori i Rusisë në Beograd, Aleksandar Bocan-Harchenko ka vizituar njësitet ushtarake serbe të mobilizuara afër kufirit me Kosovën.

Vizitën e Bocan-Harchenkos së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Nebojsa Stefanoviq e ka komentuar edhe gazetari Albert Spahiu, duke thënë se vizita e ambasadorit është një armiqësi nga ana e Rusisë.

“Nuk ka asnjë mënyrë tjetër për të interpretuar praninë e ambasadorit rus në Jarinjë përveç si një shenjë armiqësie ndaj KFOR-it të NATO-s, detyra e të cilave është gjithashtu të mbrojë serbët në Kosovë”, shkruan Spahiu në Twitter, duke cituar profesorin universitar Ivan Videnoviq.

Pas këtij shkrimi, mediet e afërta me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq e kanë cituar gazetarin Spahiu, duke shkruar se ka “armiqësi nga ana e Rusisë”.


Po ashtu, Spahiu shkruan se vizita e ambasadorit së bashku me ministrin e Mbrojtjes është shtyrjes së agjendës së presidentit rus Vladimir Putin nga Vuçiq për të zhbërë angazhimet e Perëndimit në rajon.

“Vizita e ambasadorit të Rusisë në Beograd, Aleksandar Bocan-Harcenko me ministrin e Mbrojtjes të Serbisë, Nebojsa Stefanoviq në kufirin e Kosovës tregon se Aleksandar Vuçiq po ndjek agjendën e Vladimir Putinit për të anuluar të gjitha angazhimet Perëndimore në rajon”, shkruan ai.

Sipas gazetarit, presidenti Vuçiq dëshiron të provokojë dhunë në Bosnjë e Hercegovinë, Mal të Zi dhe tani në kufirin e Kosovës për krijimin e Serbisë së Madhe.

Kujtojmë se çështja e targave ishte e rregulluar Marrëveshjen e Brukselit për Lëvizjen e Lirë, të arritur në korrik të vitit 2011, në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Lexo edhe

Video