Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar pasi ekipi olimpik shqiptar siguroi medaljen e parë në historinë e vendit në Olimpiadë.
Shqipëria ka fituar medaljen e parë historike në një olimpiadë falë mundësit Chermen Valiev i cili në luftën për medaljen e bronztë mposhti Viktor Rassadin nga Taxhikistani sot në Lojërat Olimpike “Parisi 2024.”
“Për të vërtetën që Shqipërisë jo nuk i ikin më talentet sportive të lindura këtu, po talente të lindura gjetkë e zgjedhin si atdheun e dytë për t’u stërvitur në kushte optimale e për t’u ngjitur në majat e botës me flamurin kuqezi; si edhe për fillimin e një historie të re, që në vite do të sjellë fryte të tjera të gëzueshme falë lëvizjes masive sportive për fëmijët dhe investimeve masive në palestra e në infrastrukturë sportive që do të vazhdojnë. Faleminderit kampion”, ka shkruar Rama.