Xhudo po vazhdon të korrë suksese të panumërta, duke e ngritur flamurin e Kosovës në podiumet më të larta botërore.
Tani, radha ishte për xhudisten Loriana Kuka, e cila në mënyrën më të mirë përfaqësoi Kosovës në Lojërat Mesdhetare Oran 2022.
Kuka arriti t’ia sjell Kosovës medaljen e gjashtë nga edicioni i 19-të i Lojërave Mesdhetare, medalje kjo e cila mban ngjyrën e artë.
Në kuadër të kategorisë deri në 78 kilogramë, Loriana e mposhti në finale xhudisten franceze, Chloe Buttigieg.
E deri në finale, Kuka në raundin e parë kaloi pa luftë, kurse në çerekfinale e mposhti xhudisten turke, Nurcan Yilmaz, ndërsa në gjysmëfinale shënoi fitore kundër kroates, Petrunjela Paviq.
Kjo ishte medalje e gjashtë e fituar nga Kosova në Lojërat Mesdhetare Oran 2022, ndërsa medalja e tretë e artë, pas atyre të Distria Krasniqit e Laura Fazliut.