Me urdhër të SPAK, arrestohet kryebashkiaku i Lushnjës, Fatos Tushe

Me urdhër të SPAK, arrestohet kryebashkiaku i Lushnjës, Fatos Tushe

Kryetari i Bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe, është vënë në pranga me urdhër të SPAK këtë të martë. Sipas burimeve të A2, ai është arrestuar pasi ka dyshime se është përfshirë në korrupsion.

Bashkë me Tushen janë arrestuar edhe 10 persona të tjerë, shkruan A2.


Tushe drejton prej 3 mandatesh bashkinë e Lushnjës. Në 31 dhjetor 2019, Tushe mbeti i plagosur në zyrë, pas shoferi i tij, Gëzim Saraçi, pas një debati i hodhi një granatë.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: