Me sytë vetëm te trofeu i Ligës së Kampionëve, këto janë formacionet e mundshme të Realit dhe Liverpoolit

Me sytë vetëm te trofeu i Ligës së Kampionëve, këto janë formacionet e mundshme të Realit dhe Liverpoolit

Sonte me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohet finalja e garës më prestigjioze evropiane, ku Real Madridi dhe Liverpooli me çdo kusht synojnë ta fitojnë trofeun e Ligës së Kampionëve.

Reali do të kërkojë që ta fitojë trofeun e 14 në histori të kësaj gare, kurse Liverpooli synon që të fitojë trofeun e shtatë evropian, përcjell KosovaPress.

Ndërkaq, për të siguruar biletën për në finale, “Galaktikët” në çerekfinale mposhtën Chelsean me rezultat të përgjithshëm 5:4, kurse në gjysmëfinale eliminuan Manchester Cityn brenda dy ndeshjeve me rezultat 6:5.

Në anën tjetër, skuadra e Jurgen Klopp në çerekfinale e mposhti Benfican me rezultat 6:4, kurse në gjysmëfinale e eliminoi brenda dy ndeshjeve Villarrealin me rezultat 5:2.


Sa i përket ndeshjes së sotme, Carlo Ancelotti do ta ketë të gjithë skuadrën e gatshme, kurse mungesa e vetme për Jurgen Klopp do të jetë belgu, Divock Origi.

Formacionet e mundshme të dy skuadrave i gjeni më poshtë.

Real Madrid (4-3-3): Courtois; Carvajal, Alaba, Militao, Mendy; Kroos, Casemiro, Modric; Vinicius Junior, Benzema, Rodrygo

Liverpool (4-3-3): Alisson; Alexander-Arnold, Van Dijk, Konate, Robertson; Fabinho, Henderson, Keita; Diaz, Mane, Salah

21:00 Real Madrid – Liverpool (Stadiumi Stade de France)

Lexo edhe

Video