Më shumë se 20 vjet burg ndaj katër personave për blerje dhe shitje të drogës

Më shumë se 20 vjet burg ndaj katër personave për blerje dhe shitje të drogës

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarve XH.SH, S.SH I.S dhe A.G.

I akuzuari XH.SH është shpallur fajtor dhe është dënuar me nëntë vite burgim dhe 25 mijë euro gjobë. 

S.Sh. është dënuar me shtatë vjet burgim dhe 15 mijë euro gjobë.

Ndërsa, I.S. është dënuar me nëntë vjet dhe 25 mijë euro gjobë, A.G. është shpallur fajtor dhe është dënuar me një vit burgim.

Xh.Sh, S.Sh. dhe I.S. janë akuzuar për veprën penale ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’.

Kurse, A.G. akuzohet për veprën penale ‘legalizimi i përmbajtjes së rreme’.

Me aktvendim të veçantë të akuzuarve XH.SH, S.SH dhe I.S, ua ka vazhduar masën e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit por jo më shumë se dënimi i shqiptuar me aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Njoftimi i plotë i aktgjykimit:


Gjykata Themelore në Prishtinë ka  shpallur aktgjykimin kundër katër të akuzuarve

Prishtinë, 27 shtator 2022 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarve XH.SH, S.SH I.S dhe A.G.

I akuzuari XH.SH është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej nëntë (9) vite, në të cilin dënim do të llogaritet edhe koha e kaluar në masën e paraburgimit nga data 02.12.2018 e tutje, si dhe dënim me gjobë në shumë prej njëzet e pesë mijë €uro ( 25,000.00 €)  për veprat penale  Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar nga neni 283 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës lidhur me veprën penale, Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge, nga neni 273 paragrafi 2 i të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, lidhur me nenin 281 paragrafi 1 pika 1.9  të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe për veprën penale Legalizimi i përmbajtjes  së rreme nga neni 403 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1  të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

I akuzuari S.SH është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej shtatë (7) vite, në të cilin dënim do ti llogaritet edhe koha e kaluar në masën e paraburgimit nga data 02.12.2018 e tutje si dhe dënim me gjobë në lartësi prej pesëmbëdhjetë mijë €uro ( 15,000.00 €), për veprën penale Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar nga neni 283 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës lidhur me veprën penale, Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge, nga neni 273 paragrafi 2 i të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, lidhur me nenin 281 paragrafi 1 pika 1.9 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

I akuzuari I.S është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej nëntë (9) vite, në të cilin dënim do të llogaritet edhe koha e kaluar në masën e paraburgimit nga data 02.12.2018 e tutje si dhe dënim me gjobë në shumë prej njëzet e pesë mijë €uro ( 25,000.00 €)  për veprat penale Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar nga neni 283 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës lidhur me veprën penale, Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge, nga neni 273 paragrafi 2 i të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, lidhur me nenin 281 paragrafi 1 pika 1.9  të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe për veprën penale Legalizimi i përmbajtjes  së rreme nga neni 403 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1  të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

I akuzuari A.G është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej një (1) viti në të cilin dënim do ti llogaritet edhe koha e kaluar në masën e paraburgimit nga data 26.03.2019 deri me datën 05.07.2019, për veprën penale Ndihma në kryerjen e veprës penale Legalizimi i përmbajtjes së rreme nga neni 403 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ndërsa në bazë të nenit 364, paragrafi 1 nën paragrafi 1.3 të KPPRK-së, lirohet nga akuza sepse nuk është provuar se i akuzuari ka kryer veprën penale, Falsifikimi i dokumenteve nga neni 398 par.2 lidhur me par.1 të KPRK-së.

Gjykata në harmoni me nenin 62 paragrafi 2 nën paragrafi 2.7 dhe 69 të KPRK-së, shqipton Dënim Plotësues – Konfiskimi i sendeve të përdorura apo të destinuara për kryerjen e veprës penale dhe atë, Sasia e narkotikut e llojit “Heroinë”, në peshë bruto prej 113 kg e 507 gram dhe disa gram Heroinë substancë e kundërligjshme e përdorur për kryerjen e veprës penale, një veturë BMË si dhe disa konfiskime të tjera të cilat janë përdorur për kryerjen e këtyre veprave  penale.

Me aktvendim të veçantë PS.67/19, të datës 27 shtator 2022 gjykata komform nenit 367 paragrafi 1 pika 1.1 lidhur me paragrafin 2, 6 dhe 7 të KPPRK-së, të akuzuarve XH.SH, S.SH dhe I.S, ua ka vazhduar masën e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit por jo më shumë se dënimi i shqiptuar me aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Lexo edhe

Video