Me rezultate befasuese mbyllen sfidat e Championsit
Lexohet për: 2 min.
ft
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kryendeshja e kësaj mbrëmje në Ligën e Kampionëve, ajo ndërmjet Borussia Dortmundit dhe Milanit ka përfunduar më barazim pa gola, përkundër se gjatë 90 minutave të dy skuadrat prodhuan lojë të hapur dhe me shumë raste shënimi.

Barazimi nuk i ka konvenuar asnjërit klub pasi mbetën në fundit e grupit F me nga dy, përkatësisht një pikë.

Befasia e madhe ndodhi në “St James Park”, aty ku Newcastle United e ka mposhtur PSG-n me rezultat 4-1. Golat për skuadrën angleze i realizuan Almiron, Burn dhe Longstaff, kurse të vetmin për francezët e realizoi Lucas Henandez, raporton KosovaPress.

Barcelona ka regjistruar fitoren e dytë në grupin H duke e mposhtur Porton me rezultat minimal 1-0 në udhëtim për të mbetur kështu liderë e këtij grupi.

Fitoren e dytë e ka shënuar edhe Manchester City që ka triumfuar ndaj RB Leipzig me rezultat 3-1 për t’u konfirmuar kështu si lider në grupin G.

Në dy ndeshjet tjera, Lazio e ka mposhtur Celticun me rezultat 2-1, kurse me barazim 2-2 është mbyllur sfida ndërmjet Crvena Zvezdës dhe Young Boys.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024