Më pak pritje sot në pikat e kalimeve kufitare
Lexohet për: 1 min.
Kufiri Merdare (6)
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar për pritjet dhe kolonat sot në hyrje-daljet e pikë-kalimeve kufitare të Kosovës.

Sipas të dhënave të orës 17:20, pritje më të gjata janë Te Dheu i Bardhë ku kolonat në hyrje janë 350 metra, me pritje që kalojnë 35 minuta. Kolona ka edhe në dalje të kësaj pike të kalimit kufitar – 300 metra me pritjet e qytetarëve deri në 30 minuta.

Pritje ka edhe në pikën tjetër të kalimit kufitar Muçibabë ku në hyrje qytetarët duhet të presin 15 minuta, me kolona të automjeteve deri në 60 metra, dhe po ashtu në dalje 25 minuta, me kolona në gjatësi prej 100 metrash.

Në pikën e kalimit kufitar Kullë ka kolonë në hyrje 30 deri në 50 metra, me pritjet e qytetarëve nga 10 deri në 15 minuta, ndërsa në dalje nuk ka kolonë.

Në vendkalimet tjera kufitare gjendja është stabile dhe nuk ka kolona, me pritje të shkurtra nga 3 deri në 10 minuta.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024