Gjermania synon të dorëzojë 14 tanke kryesore luftarake ”Leopard 2”, të modelit A6, nga rezervat e Bundeswehr, në Ukrainë, konfirmoi zëdhënësi i qeverisë, Steffen Hebestreit.
“Njoftimi është hapi i parë, me synimin për grumbullimin e shpejtë të dy batalioneve tankesh me tanke ‘Leopard 2’. Qeveria gjermane do të lëshojë licencat e nevojshme”, thuhet në një deklaratë, shkruan ATSh.
Paketa mbështetëse do të përfshijë gjithashtu trajnime, logjistikë dhe municione, përcjell KosovaPress.
“Ky vendim ndjek linjën tonë të njohur për të mbështetur Ukrainën me të mirën e aftësive tona. Ne po veprojmë ndërkombëtarisht në një mënyrë të koordinuar ngushtë”, theksoi kancelari Olaf Scholz nga Berlini.