Me moton ‘Së bashku për Kosovë’ – Al Trade Center edhe këtë vit organizon aktivitetin për pastrimin e hapësirave publike

Me moton ‘Së bashku për Kosovë’ – Al Trade Center edhe këtë vit organizon aktivitetin për pastrimin e hapësirave publike

Kompania ‘Al Trade Center’ në bashkëpunim me Odën Ekonomike Amerikane të Kosovës, në mesin e organizatave të ndryshme në mbarë botën në kuadër të ditës botërore të pastrimit, sot më 15 shtator organizuan aktivitetin për pastrimin e hapësirave publike në tri qytete të Kosovës, Drenas, Fushë Kosovë dhe Prishtinë.

Aktiviteti filloi në ora 08:00, në Drenas tek ‘Al Trade Market’, për të vazhduar në ora 10:00 në oborrin e Shkollës së Mesme të Lartë ” Hivzi Sulejmani” në Fushë Kosovë, ku pjesë e aktivitetit ishin nxënësit e kësaj shkolle bashkë me bordin e drejtorisë dhe stafin e ‘Al Trade Center’.

Me iniciativën e kompanisë ‘Al Trade Center’ dhe te drejtorit të Shkollës ‘Amir Pllana’ pjesë e aktivitetit ishte gjithashtu mbjellja e disa fidanëve në parkun gjelbërues, i cili u krijua pikërisht për nderë të ditës botërore të pastrimit, për të sjell pozitivitet në këtë ambient.


Gjatë këtij aktiviteti u dha një fjalim nga drejtori i shkollës ‘Amir Pllana’, i cili në shenjë mirënjohje falënderoi të gjithë stafin dhe drejtorin gjeneral të kompanisë ‘Al Trade Center’, zotëri Sokol Gashani dhe të tjerët të cilët ishin prezent duke përfshirë drejtorin e DKA-së Islam Shabani në Fushë Kosovë dhe nënkryetarin e Komunës së Fushë Kosovës Fadil Krasniqi, me fjalët përmbyllëse të tij këtë akt mirënjohës e quajti ‘një gjest simbolik me efekt shumë të madh’.

Ky aktiviteti më pas vazhdoi edhe në lokacione tjera në Fushë Kosovë dhe në qendër të qytetit të Prishtinës bashkë me stafin e ‘Odës Ekonomike të Kosovës’ dhe me rastin e këtij aktiviteti si përfundim Anila Sylaj, e cila është përfaqësuese e Odës Ekonomike Amerikane të Kosovës dha një fjalim të shkurtër ku falënderoi kompaninë ‘Al Trade Center’ për bashkëpunim të tillë dhe iniciativën vjetore për pastrimin e Kosovës.

Qëllimi i kryesor i aktiviteteve të tilla për këtë ditë është për të shtuar vetëdijen rreth çështjeve të mjedisit dhe për të nxitur veprimin individual në këtë drejtim, prandaj edhe kompania ‘Al Trade Center’ në këtë mënyrë përçon mesazh të qartë për vetëdijesimin e qytetarëve dhe shoqërisë për mbrojtjen e mjedisit dhe pastrimin e Kosovës.

Lexo edhe

Video

error: