Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shpërfaqur edhe një herë dallimet me kryeministrin Albin Kurti dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.
Osmani pasi u pyet nga KosovaPress tha se nuk e di a ka kohë t’i përmend në detaje të gjitha dallimet me kreun qeveritar. Ajo theksoi se dallimet kryesore janë sa i përket qasjes dhe metodave të përdorura si në dialog, politikë të jashtme por edhe relacioneve me aleatët.Vjosa Osmani nënvizoi se Kosova mund të mbrojë vetveten, sovranitetin dhe shtetësinë e saj vetëm në bashkëpunim me aleatët.
Madje, Vjosa Osmani në një moment pasi u pyet nga gazetarët për një deklaratë të ministres Donika Gërvalla, ku në një koncert me mërgatën të martën, pasi përfundoi performancën këngëtarja Dafina Zeqiri, tha “pasi dëgjuam që Dafina e këndoi këngën e presidentes, llafe, llafe”, e para e vendit ia ktheu kryediploamtës po ashtu me një këngë të këngëtares Zeqiri “Me kast, me kast, mjeshtër i mashtrimeve”.
Në anën tjetër, e para e vendit u shpreh e habitur se qysh ende s’ka aktakuzë për Millan Radoiçiq dhe të tjerëve për sulmin terrorist në Banjskë.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...